Hoti për arrestimet e krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale: E menaxhuam mirë situatën nuk u thye asnjë xham

23:04 | 15 Janar 2021
Arbresh.info

Me 5 nëntor të vitit 2020, Gjykata Speciale arrestoi ish’ drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Arrestimi i tyre erdhi pas akuzave nga Gjykata Speciale, pas arrestimit të tyre në Kosovë nuk kishe protesta apo mënyra të tjera të revoltit për arrestimet e ish ‘udhëheqësve të luftës në Kosovë, shkruan Abrersh.info.

Për këtë kryeministri në detyrë thotë se e menaxhuan mirë situatën e krijuar në vend, pas arrestimeve , raporton Arbresh.info.

Hoti deklaroi se asnjë xham nuk është thyer që sipas tij ka ruajtur balancin e drejtësisë dhe luftës së drejtë të UÇK-së.

“Edhe një proces tjetër tejet delikat që vetëm ne kemi pas mundësi ta menaxhojmë arrestimet që kanë ndodhur nga Gjykata Speciale, figurave të larta shtetërore dhe politike.

Me një gjuhë të kujdesshme me veprime të kujdesshme duke respektuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë duke mos lejuar që të cenohet  lufta e pavarur e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, nuk u thye asnjë xham i vetëm duke e mbajtur nën kontroll këtë situatë” ka thënë Hoti në rtv 21.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme