Google ADS

Slloveni, opozita paraqet mocion mosbesimi kundër qeverisë

18:50 | 15 Janar 2021
Arbresh.info

Opozita sllovene paraqiti sot një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë së koalicionit të kryeministrit Janez Jansa.

Kreu i partisë opozitare Desus, Karl Erjavec, e akuzon qeverinë për përgjigjen e saj të dobët ndaj pandemisë.

Sllovenia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të infektimeve në Evropë.

Mocioni u nënshkrua nga 42 deputetë nga 90 ligjvënësit e vendit, jo aq sa duhet për të rrëzuar qeverinë nëse miratohet mocioni i mosbesimit nga parlamenti./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme