Mungon për herë të parë Walker në përvjetorin e masakrës së Reçakut

18:48 | 15 Janar 2021
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot në 22 vjetorin e masakrës së Recakut, ka biseduar përmes telefonit me ambsadorin William Walker.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj, ka thënë se për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker.

Ai tha se për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së udhëtimit, Walker dërgoi mesazhet nga zemra se është me ne sot dhe përherë, që kur alarmoi botën për krimet serbe.

“Sot, zhvillova një bisedë telefonike me të, për t’i shprehur respektin tim, të PDK-së dhe popullit të Kosovës për ndihmën përcaktuese që ai ka dhënë për Kosovën.”, ka treguar Hoxhaj.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker. Për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së udhëtimit, ai na dërgoi mesazhet nga zemra se është me ne sot dhe përherë, që kur alarmoi botën për krimet serbe. Sot, zhvillova një bisedë telefonike me të, për t’i shprehur respektin tim, të PDK-së dhe popullit të Kosovës për ndihmën përcaktuese që ai ka dhënë për Kosovën. Reçaku është dhimbja dhe kujtesa e jonë kolektive. Lavdi martirëve! Mirënjohje ambasadorit Walker.

Për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker. Për…

Posted by Enver Hoxhaj on Friday, 15 January 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme