Nga MPB njoftojnë se kanë arrestuar dy persona në Shkup për shkak të tregtisë me lëndë narkotike dhe armëmbajtje paleje.
Sot policia nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për tregtinë të paligjshme të drogës, armëve dhe substancave të rrezikshme në koordinim me Njësinë e Tregtisë së Paligjshme të SPB-Shkup arrestuan A.V. (74) dhe S.V. (45), për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” dhe “prodhim, mbajtje dhe tregtim i paligjshëm i armëve dhe eksplozivëve”.
Gjegjësisht, gjatë ditës së sotme (15.01.2021), pas një urdhri të lëshuar më parë nga një gjykatës i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, zyrtarët e policisë kontrolluan shtëpinë dhe lokalet e tjera ku A.V. dhe SV, në zonën e Hasanbegit, gjetën disa pako me një sasi të madhe marijuane (rreth 10 kg), disa shishe me vaj hashashi, një pistoletë “Flamuri i Kuq” me dy korniza dhe 57 fishekë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./telegrafi
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...