Google ADS

Evropë, shënohen mbi 30 milionë raste me COVID-19

16:54 | 15 Janar 2021
Arbresh.info

Rastet me COVID-19 në Evropë kanë arritur në 30 milionë, sipas të dhënave zyrtare.

Kjo shifër, që është e bazuar në të dhënat zyrtare të autoriteteve shëndetësore të 52 vendeve, duke përfshirë Azerbajxhanin dhe Rusinë, konfirmon Evropën si zonën më të prekur në botë nga koronavirusi, para SHBA-së dhe Kanadasë me 23 994 507 raste dhe Amerikës Latine/Karaibe me 16 989 628 raste.

Më 17 dhjetor, Europa ishte rajoni i parë në botë që kaloi shifrën prej gjysmë milionë viktima.

Brenda saj, vendet më të prekura janë Rusia me 3 520 531 raste dhe 64 495 të vdekur dhe Britania e Madhe me 3 260 258 raste dhe 86 015 të vdekur.

Italia, sipas këtij numërimi, renditet e pesta me 2 336 279 raste dhe 80 848 të vdekur./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme