Lajmet e Barcelonës këtë javë janë përqendruar në një dëmtim të marrë nga Lionel Messi, por klubi është optimist për një datë të mundshme kthimi për yllin argjentinas.
Messi thuhet se shpreson të kthehet në aksion për finalen e së dielës në Superkupën e Spanjës, ku skuadra e tij do të përballet me Athletic Bilbaon, transmeton Telegrafi.
Ai thuhet se ka pësuar një dëmtim minimal në fitoren e së shtunës në mbrëmje në La Liga ndaj Granadës, por ka vazhduar të ndjejë dhimbje në ditët pasuese dhe kjo bëri që ai të mos luaj në fitoren ndaj Real Sociedaditt të mërkurën.
Është e paqartë se kur Messi do të kthehet në stërvitje.
Rikthimi në formë i ekipit në ndeshjet e fundit ka ardhur si rezultat i formës së ngritur nga Messi, i cili duket se po shijon vërtet futbollin e tij për herë të parë këtë sezon.
Ndryshe, sulmuesi argjentinas këtë viti e ka nisur shumë mirë me katër gola të shënuara në 10 ditët e para të 2021.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA