Futen në grevë punëtorët e Zyrës së Kryeministrit

15:29 | 15 Janar 2021
Arbresh.info

Punëtorë të Zyrës së Kryeministrit janë futur në grevë.

Në lidhje me këtë çështje është krijuar një këshill grevist i cili përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari dhe Arlinda Sejdiu-Likaj, shkruan portali arbresh.info

Këshilli grevist kërkon anulimin e Rregullores nr.01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit.

Ata sot po qëndrojnë të mbyllur në zyrat e tyre.

Këtë nismë përndryshe e ka marrë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, e që po kundërshtohet nga stafi administrativ i qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme