Carovska: SASHK është partner i rëndësishëm, së bashku do t′i realizojmë reformat

15:15 | 15 Janar 2021
A. B.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot u takua me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkov dhe përfaqësues tjerë të sindikatës, ku biseduan për procesin e ardhshëm reformues në arsimin fillor dhe për projekt – konceptin e propozuar.

Siç kumtoi MASH, përfaqësuesit e SASHK-ut dhe ministrja u dakorduan se reformat në arsim janë të domosdoshme dhe se me të vërtet duhen bërë, por gjithashtu theksuan se sindikata është partner i rëndësishëm në sjelljen e konceptit të ri dhe realizimin e reformave.

Ministrja Carovska theksoi se ky proces duhej të kishte ndodh para një dekade dhe se çdo ditë vonesë është në dëm të drejtpërdrejtë të nxënësve dhe gjeneratave të reja.

Për herë të parë në dekadën e fundit në vendin tonë në sferën e arsimit, reformat janë duke u bërë në një mënyrë jashtëzakonisht transparente dhe me përfshirjen e të gjitha palëve dhe do të gjendet balancim në propozimet me qëllim që të bëhen reformat në interesin më të mirë të fëmijëve.

“Me propozimin e konceptit për çdo fëmijë në vend do të jenë në dispozicion modelet bashkëkohore të të mësuarit, të cilat për momentin mund të lejohen vetëm për një pjesë të qytetarëve, ndërsa mësimdhënësit do të fitojnë liri në organizimin e mësimit, por edhe zhvillimi i karrierës dhe mundësitë për avancim” theksoi Carovska.

Ju rikujtojmë se reformën nuk e bëjmë sot për nesër, por se kjo është rezultat i konsultimeve të gjera, analizave shumë vjeçare ndërkombëtare dhe vendore si dhe qëndrimeve të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon debatet dhe konsultimet për projekt- konceptin. Në debat për konceptin e ri që nga fillimi janë përfshirë udhëheqësia e SASHK-ut, përfaqësuesit rajonal të SASHK-ut, ekspert, profesorë, palë tjera të interesuara, si dhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare siç janë UNICEF, Banka Botërore, USAID, Ambasada e Britanisë dhe Zvicrës, delegacion i BE-së.

“Të gjithë shprehën mbështetje për shkak se reformat duhet të rezultojnë me arsim cilësor. Koncepti është pjesë e Strategjisë së MASH –it për periudhën 2018-2025, është parashikuar me Ligjin për arsimin fillor të aprovuar para një viti dhe është pjesë e programit qeveritar”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme