Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po trajtohen gjithsej 400 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas raporteve të spitaleve që vijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 34 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 34 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 21 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 31 pacientë po trajtohen në Veles, dhe në Kumanovë 61 pacientë janë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19. 40 pacientë janë shtruar në spital në Qendrën Covid në Ohër, 47 në Prilep, në Qendrën Covid në Gostivar 14, ndërsa në Strugë 27. Në spitalin në Strumicë u shtruan 31 pacientë, në Koçan 9, në Kërçovë 16, Kavadar 21, në Gjevgjeli 6 dhe në Dibër 8”, thuhet në raportin e MSH-së.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 700 dhe ka rreth 560 shtretër spitalorë të lirë në qendrat kovide.
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...