Rama: Reçaku, amanet i pashlyeshëm për ndërgjegjen e botës së qytetëruar

14:36 | 15 Janar 2021
Arbresh.info

Sot në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ky fshat është një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së luftës Çlirimtare të Kosovës.

Rama në një postim në “Facebook”, theksoi se Reçaku është edhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën por edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar.

“#Reçaku një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike, po edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme