Irani teston raketa balistike dhe dronë gjatë stërvitjeve ushtarake

12:36 | 15 Janar 2021
A. B.

Gardat Revolucionare të Iranit testuan raketat balistike tokë-me-tokë dhe dronët të prodhuar brenda vendit gjatë ushtrimeve ushtarake , raportoi televizioni shtetëror.

Këto ushtrime, për të cilat thuhet se u mbikëqyrën nga komandanti Hossein Salami, u mbajtën në një rajon shkretinor në pjesën qendrore të Iranit, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Testimi i raketave dhe dronëve u bë pas një testimi tjetër të një rakete me rreze të shkurtër të mërkurën. Ushtria iraniane ka zhvilluar edhe ushtrime tjera ushtarake më herët këtë muaj, në të cilat u testuan dronët e prodhuar brenda vendit.

“Dronët bombardues e goditën mbrojtjen ajrore të armikut hipotetik nga të gjitha anët, duke i shkatërruar caqet plotësisht”, raportoi të premten televizioni shtetëror i republikës islamike.

Kujtojmë se, Irani ka një ndër programet më të mëdha raketore në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione të ashpra këtij shteti për shkak të pasurimit të uraniumit dhe dyshimeve për zhvillimin e programit bërthamor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme