Google ADS

Kosnett përkujton masakrën e Reçakut: Do të angazhohemi për të siguruar drejtësi

11:03 | 15 Janar 2021
A. B.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar maskrën e Reçakut.

Kosnett përmes një postimi në ‘Twitter’, është solidarizuar me Kosovën në përkujtim të viktimave të masakrës së Reçakut duke rikonfirmuar angazhimin për të siguruar drejtësi, shkruan portali arbresh.info

“Sot ne qëndrojmë me Kosovën duke nderuar përkujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për të siguruar drejtësi dhe lehtësim për familjet e tyre dhe të dashurit”, ka shkruar Kosnett. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme