Moti i keq në kryeqytetin spanjoll ka shkaktuar dëme të mëdha.
Sipas autoriteteve, dëmi i shkaktuar ka arritur vlerën në 1.4 miliarde euro, shkruan AP, transmeton portali arbresh.info
“Ky është vetëm një vlerësim paraprak. Ne presim që vlera të rritet”, tha nënkryetari i bashkisë Bregon, Villasis, në prani të kryetarit të bashkisë, Jose Luis Martinez-Almeidi.
Për shkak të stuhisë Philomena, Madridi është paralizuar nga bora, ndërsa temperaturat ranë në një record deri në -36 gradë.
Bora që kaploi këtë vit vendin mbuloi Madridin pas gati 10 vitesh, pasi në 50 vitet e fundit kryeqyteti spanjoll nuk ka parë shumë reshje të borës./arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...