Ganimete Musliu ka disa fjalë për Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

09:07 | 15 Janar 2021
A. B.

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me konferencën e djeshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ku u bë e ditur se kjo e fundit përmes marrëveshjes synon të bëhet presidente e Kosovës.

Musliu përmes një postimi në ‘facebook’, është shprehur me ironi teksa ka publikuar një skenë të shkurtër të filmit të vjetër shqiptar “Mimoza llastica”, shkruan portali arbresh.info

“Mimoza Llastica për mes vv dëshiron te behet Plesidente. ?”, ka shkruar Musliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme