Italia kalon në zonë portokalli

23:48 | 14 Janar 2021
Arbresh.info

Pothuajse e gjithë Italia kalon në zonë portokalli dhe ndalohet lëvizja midis rajoneve deri më 15 shkurt, me Lombardinë dhe Siçilinë, që, nga e diela, mund të jenë zonat e para të kuqe të vitit 2021.

Kufizimi i ri do të hyjë në fuqi në orët e ardhshme, për të parandaluar Italinë të përfundojë në të njëjtën situatë si Britania e Madhe dhe Gjermania, duke e detyruar qeverinë të gjejë zgjidhjen e vetme të mundshme në atë rast: një bllokim të ri kombëtar.

“Situata nuk mund të nënvlerësohet. Po punojmë shpejt për të parashikuar kufizimet për shmangien e një valë të re të fortë të virusit”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Ndryshimet e fundit janë të vlefshme nga 16 janari./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme