Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që ka ndodhur sonte në Rrugën e Kombit.
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka qenë pranë ambienteve të Spitalit të Traumës për të mësuar nga afër gjendjen e 3-vjeçares Violeta Avdijaj, e mbetur e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit dhe ku humbi dy prindërit, motrën dhe një të afërm të sajin.
“Ka ndodh një aksident në Rubik. Kemi katër të vdekur, një është i lënduar, një fëmijë. Është me lëndime të rënda, është në gjendje ende jo stabile. Mjekët janë duke bërë përpjekje për trajtimin dhe ekzaminimin, ato që kanë mundësi, për ti shpëtuar jetën. Kështu, kemi katër të vdekur. Janë nga Prishtina ose më saktë nga rrethi i Prishtinës. Shoferi i kamionit është nga komuna e Rahovecit. Është e dhimbshme! Familjarëve u shprehim ngushëllime”, tha ndër të tjera Hasani.
Sa i përket gjendjes së trevjeçares, ambasadori u shpreh se ka dëmtime në këmbë, stomak dhe në kokë.
Burrë e grua dhe dy fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova, Isa Ishala, raporton Ora News.
Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese./Arbresh.info/
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...