Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot tha se partia e tij nuk ka asgjë kundër regjistrimit, por kjo duhet të jetë operacion statistikor dhe jo politik.
Mickoski thotë se partia e tij propozim që gjatë nënshkrimet të përdoren pajisje për leximin e shenjave të gishtave dhe nuk e kupton pse duhet të ketë nënshkrim të dyfishtë të drejtorit të ESHS-së dhe zëvendësit të tij.
“Ne themi se edhe ashtu duhet të kemi zgjedhje lokale ku qytetarët duhet të votojnë dhe t’i tregojnë shenjat e gishtave dhe këto pajisje t’i përdorim për regjistrim. Të shohim sa popullatë ka këtu, sa qytetarë ndodhen këtu”, tha Mickoski.
Sipas tij, shumica qeveritare në Kuvend po bën dhunë ndaj qytetarëve duke bërë operacion politik nga regjistrimi.
“Ajo që shumica qeveritare po përpiqet të bëjë në Kuvend është dhunë ndaj qytetarëve dhe dëshiron të bëjë operacion që do të jetë politik. Ne duhet të kundërshtojmë. Ne u përpoqëm që me 40 amendamente ta përmirësojmë tekstin në ligj”, tha mes tjerash Mickoski./telegrafi
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...