Nga: Idriz Morina
Qeveria e Isa Mustafës e ka një shans të artë që të bëjë, atë hap që nuk ka guxuar ta ndërmarrë asnjë qeveri e pas luftës. Madje me një hap të vetëm, nëse e ka guximin mund ti thyejë të gjithë kundërshtarët e tij.
Hapja e dosjeve mund të trondit edhe partnerët e tij të mëdhenj të koalicionit, por të ndodhur nën presionin e Gjykatës speciale, vështirë se do të kenë kohë të mjaftueshme për t’ia vënë veshin zbulimit të dosjeve.
E pse të mos zbulohen dosjet, derisa Serbia pikërisht me përdorimin e tyre po na mban varur, peng, dhe po e shfrytëzon klasën tonë politike sipas nevojës së saj.
E dimë se pak janë të pastër, por ata që janë ndyrë fort në të kaluarën duhet të mbahen sa më larg sistemit, politikës, institucioneve të larta të shtetit, AKI-së, policisë, FSK-së, e gjetkë ku ka të përfshirë dhe që trazojnë dosjet, pse jo edhe në Institutin Albanologjik dhe Akademinë e Shkencave.
Nuk është se vetëm në të kaluarën u kanë shërbyer serbëve disa. Fatkeqësisht kjo po ndodh edhe tani. Serbia bile ka rritur agresivitetin me agjenturat e saja, duke krijuar edhe rrjet të rinjë bashkëpunëtorësh, madje nuk përjashtohen edhe gazetarët.
Prandaj, një nga punët më të mira që do të mund ta bënte për vendin është hapja e dosjeve. Një proces që ka filluar të paktën të debatohet në Shqipëri, dhe se tashmë është dorëzuar një projektligj atje.
Edhe hapja e dosjeve atje mund të ndihmojë jo pak, që të zbulohen disa figura që kanë bashkëpunuar me regjimin e Enver Hoxhës, por edhe me të UDB-së njëkohësisht.
Shqiptarët e vërtetë atdhetarë duhet të diferencohen nga të tjerët. Ndërsa, këta ‘të tjerët’ duhet të largohen nga pushteti.
Kosova e ka një sfidë të dyfishtë me spiunët e UDB-së, përkatësisht të shërbimeve sekrete serbe, pasi ky bashkëpunim, është i dy kohëve. Ai para luftës dhe pas luftës. Ai i para luftës ndahet në kohën deri në rankoviqiane apo deri tek autonomia e ’74-ës kur Kosova merr një autonomi të konsiderueshme, dhe do të ketë thuaja gjithë sistemin e vet, dhe spiunët e kohës së Milosheviqit. Ndërsa, të pas luftës janë spiunët, që mund të kenë punuar në kohë të ndryshme, përfshirë periudhën e okupimit milosheviqian, dhe eventualisht të rekrutuarit e rinj, pas luftës, që shumë prej tyre fatkeqësisht ndodhen në poste të rëndësishme në institucionet tona.
Shumë prej tyre mund të jenë edhe agjentë të dyfishtë, nëpërmjet të cilës veprimtari ata maskojnë punën për shërbimet serbe, dhe në këtë mënyrë marrin pjesë në krijimin e pengesave të përparimit të Kosovës!
Këto situata kanë krijuar një model të ri qeverisje edhe në Shqipëri dhe në shumë vende post komuniste, duke kërkuar që të udhëheqin me vendin njerëz sa më të rinjë në moshë, dhe që kështu të shmangin jo vetëm spekulimet, por edhe mundësitë që ata të kenë çfarëdo lidhje me shërbimet sekrete paraprake.
Ndërkohë, që Kosova ballafaqohet me sfidën e veriut dhe problemet tjera që po i krijojnë serbët dhe Serbia në Kosovë, dhe veçanërisht me përpjekjet për të krijuar një shkallë autonomie të lartë, është më se e domosdoshme, që qeveria të gjejë modalitetet që të largojë të dyshuarit apo spiunët e Serbisë në Kosovë nga postet shtetërore apo agjencitë, qoftë edhe në polici në veri.
Prandaj, sfida e sigurisë duket se kalon nëpër rrugën e dosjeve, e cila trazon qindra ndërgjegje të fjetura, por që flenë të qetë me maskën e kohës, turpërimin e vendit e kanë harruar!
(Autori është kryeredaktor i të përditshmes “Bota Sot”)
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...