Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot fshatin Koretin, në komunën e Kamenicës, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit.
Hoti tha se, është mirë që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve të institucioneve që të reagojnë në raste të tilla, shkruan Arbresh.info.
“Janë tri lloj dëme që janë bërë, në shtëpi banimi, në vendbanime, gjithandej nëpër komuna, dëmet në infrastrukturë që në disa raste kanë pamundësuar edhe qasje nëpër shtëpi dhe dëmet në tokat bujqësore”, tha Hoti.
Ai nënvizoi se me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve.
Gjatë vizitës në fshatin Koretin, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...