Mbi 1.500 fëmijë refugjatë llogariten si të zhdukur në Gjermani

16:02 | 14 Janar 2021
Arbresh.info

Në Gjermani 1.579 fëmijë të mitur refugjatësh llogaritën si të zhdukur, bëri të ditur Departamenti federal për luftë kundër kriminalitetit (BKA), transmeton Anadolu Agency (AA).

BKA-ja gjermane publikoi të dhëna për fëmijët e zhdukur në këtë vend.

Në njoftimin e BKA-së theksohet se 1.579 fëmijë të mitur refugjatësh llogaritën si të zhdukur, ndërsa numri i fëmijëve të zhdukur refugjatë, të cilët janë më të rinj se 13-vjeç, momentalisht arrin 607.

Theksohet se fëmijët e zhdukur janë kryesisht refugjatë nga Afganistani, Maroku, Algjeria, Siria dhe Somalia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme