Sulmuesi Brazilian, Alexandre Pato, thotë se ëndërron të kthehet te skuadra e Milanit.
Derisa zbuloi për dëshirën e tij, Pato thotë se bashkë me Zlatan Ibrahimoviqin do të krijonin një dyshe të shkëlqyeshme.
“Unë kam kujtime të bukura, ne po flasim për 150 ndeshje, 63 gola, një titull të kampionit dhe një Superkupë”, ka thënë Pato për “La Gazzetta dello Sport”.
“Do të ishte një ëndërr të kthehesha sërish në klubin e zemrës. Me Ibrahimoviqin do të ishim një dyshe e shkëlqyeshme”, ka shtuar Pato.
31-vjeçari ka qenë pa klub që kur u lirua nga Sao Paulo verën e kaluar, ndërsa për Milanin ka luajtur gjashtë sezone.
Pato 31-vjeçar pas largimit nga Milani ka bërë karrierë edhe te Chelsea dhe Villarreali. Ka luajtur edhe për disa klube në Brazil dhe Kinë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?