Ardhja e vaksinave COVAX pritet shumë shpejt, dhe i pari që do të ketë mundësinë për tu vaksinuar janë punëtorët shëndetësorë, tha sot shefi i zyrës së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavila.
“Vaksinat duhet të arrijnë. Nevojitet shumë përgatitje për të ndodhur. Ne kemi të bëjmë me një metodologji të njohur, e cila është e sigurt dhe efektive. Vaksina së pari do t’u jepet grupeve prioritare. Sipas vendimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive në vend dhe Qeverisë, do të jenë punëtorë shëndetësorë, siç është rasti me të gjitha vendet e tjera në botë. Ju duhet të kuptoni se mbrojtja ka filluar. Do të duhet kohë që të jetë e mjaftueshme për të gjithë. Por unë mund t’ju siguroj që qeveria dhe vendi po bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur të gjithë në vend”, tha Tavila pasi dorëzoi donacionin e OBSH-së në institutet e mjekësisë ligjore dhe mikrobiologjisë.
Ajo gjithashtu theksoi se situata në lidhje me vaksinimin është e ndryshme në secilin vend.
“Kjo vaksinë përdoret për vaksinim emergjent, jo si vaksinat e tjera të rregullta në treg. Kjo do të thotë që nevojitet monitorimi dhe studimi nga Qeveria, që të sigurohet se do të merret vaksina e duhur”, tha Tavila./Telegrafi/
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari