Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen për të garuar në një listë të përbashkët.
Ata të dy kanë bërë të ditur se pjesë e marrëveshjes është që Albin Kurti të bëhet kryeministër, dhe Vjosa Osmani të bëhet presidente.
Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë në zyrat e Kuvendit të Kosovës.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur se Kosova ka nevojë për kryeministër e Presidente të re.
“Në fushatën zgjedhore do të jemi e do të kandidojmë bashkë. Më 16 janar dorëzojmë listën e përbashkët. Ne e kemi presidenten, ajo e ka kryer me përgjegjësi e dinjitet. Në këto zgjedhje duhet ta rilegjitimojmë këtë gjë”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.
Për Vjosa Osmanin, tashmë Albin Kurti është kryeministër, meqë i drejtohet me një cilësim të tillë.
“Kjo marrëveshje ka qëllimet e përbashkëta. Ne jemi të vendosur që të ndërtojmë një shtet një arsim e shëndetësi të mirë. Jemi të vendosur për të respektuar e mbrojtur Kushtetutën e Republikës tonë. Kosova ka nevojë për një Kryeministër, që s’i mbyll sytë përballë padrejtësive”, është shprehur Osmani. /arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...