Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese ka reaguar për gjendjen shëndetësore në vend, duke e vlerësuar si të rëndë dhe jashtë kontrollit.
“Rasti i gruas shtatzënë nga Dibra, e cila është trajtuar në Spitalin e përgjithshëm në Strugë, dëshmon që situata në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut është e rëndë dhe jashtë kontrollit. Sipas dëshmisë së bashkëshortit, bëhet fjalë për shumë parregullsi, si nga ana profesionale dhe etike, që të lidhura me korrupsion, jo profesionalizëm dhe mosrespektim të protokolleve mjekësore, që kanë shkaktuar pasoja të pariparueshme në shëndetin e pacientes në fjalë.
Brengosës është edhe fakti se organet kompetente luajnë rolin e shurdhmemecit dhe vazhdojnë lojën e mbrojtësit të të paprekurve apo ushtarëve partiak. Edhe pse kanë kaluar 4 muaj, ende nuk ka epilog nga kjo ngjarje me pasoja të rënda, që tregon për paaftësinë e sistemit dhe labirintet e komplikuara për të gjetur drejtësinë, për të cilën flasin e premtojnë qeveritarët, e viktima të moszbatimit janë qytetarët e rëndomtë të këtij shteti, që ende zvarriten në rrugën e pafund të tranzicionit.
Në nëntor të vitit të kaluar, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ka kryer inspektim dhe ka shpallur institucionin e tyre si jokompetent, për të kërkuar mbikëqyrje profesionale dhe duke ia kaluar kompetencat Odës së mjekëve dhe Ministrisë të shëndetësisë, të cilët sot e kësaj dite nuk kanë përfillur institucionin në fjalë”, thuhet në kumtesën e ASh-së.
Aleanca për Shqiptarët, thuhet në kumtesë, kërkon urgjentisht që Ministria e shëndetësisë dhe Oda e mjekëve, të ngrenë komisionet adekuate dhe të mbikëqyr punën profesionale të mjekëve dhe të konstatoj gabim eventual të mjekut dhe të procesoj rastin në fjalë, që familja nga Dibra ta kuptoj të vërtetën dhe të kompensohet ajo që është e pakompensueshme-shëndeti./Telegrafi/
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima