Google ADS

Trump drejt shkarkimit, rasti shkon në Senat

13:51 | 14 Janar 2021
Arbresh.info

Donald Trump përballet me gjyqin në Senat, pasi u bë presidenti i parë amerikan që akuzohet për sjellje të keqe në zyre për herë të dytë.

Trump akuzohet se ka nxitur turmat që sulmuan Kongresin javën që shkoi, pasi vazhdimisht pretendonte se zgjedhjet ishin mashtrim, transmeton portali arbresh.info

Nga këto trazira humbën jetën pesë persona.

Gjyqi do të mbahet pasi presidenti të largohet të mërkurën që vjen.

Nëse dënohet Trump, senatorët munden gjithashtu të votojnë për t’ia ndaluar mbajtjen e posteve publike.

Gjyqi pas votimit të së mërkurës në Dhomën e Përfaqësuesve që zyrtarisht akuzoi – ose e fajësoi – presidentin me “nxitje të kryengritjes” për rolin e tij në trazira.

Presidenti republikan ka hedhur poshtë përgjegjësinë për dhunën. Në një video të lëshuar pas votimit, ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të qëndrojnë paqësor, pa përmendur fajësimin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme