Një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka mbërritur në Kinë për një hetim që synon të zbulojë origjinën e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i cili do të punojë me zyrtarët kinezë në hetim ka mbërritur në Wuhan të Kinës, ku virusi u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit 2019.
E përditshmja shtetërore Global Times raportoi se ekspertët e huaj do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë dhe do t’i nënshtrohen testit COVID-19.
“Ekipi ndërkombëtar prej 13 shkencëtarësh do të fillojë punën menjëherë gjatë protokollit të karantinës dy-javore për udhëtarët ndërkombëtar”, njoftoi OBSH në rrjetet sociale.
Më tej, OBSH njoftoi se të gjithë anëtarët para se të udhëtojnë rezultuan negativ në testet PCR dhe të antitrupave, por se dy shkencëtarë “janë akoma në Singapor duke përfunduar testet”.
“Ata u testuan përsëri negativ në Singapor. Por dy anëtarë rezultuan pozitiv për antitrupa IgM (imunoglobulinë). Ata po ri-testohen për antitrupa”, tha OBSH.
Sipas të përditshmes Global Times, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Lijian Zhao, kur u pyet për raportet në lidhje me dy shkencëtarë që u mohohet hyrja, tha se Pekini “do t’i përmbahet në mënyrë rigoroze kërkesave për parandalimin e COVID-19 dhe do t’u sigurojë komoditet ekspertëve të OBSH-së”.
Kina pas 8 muajve raporton një viktimë nga COVID-19
Vizita e shumë pritur e ekipit të OBSH-së ka ardhur mes një shpërthimi të ri të infeksioneve në disa pjesë të Kinës.
Gjatë ditës së fundit, Kina pas tetë muajve raportoi një vdekje nga koronavirusi, si dhe 138 raste të reja, shifër më e lartë në pesë muajt e fundit.
Autoritetet njoftuan se viktima ishte një grua “jashtëzakonisht e sëmurë” në provincën veriore Hebei, e cila ditëve të fundit ka regjistruar rritje të rasteve me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Kinë ka arritur në 87.844, përfshirë 4.635 vdekje.
Autoritetet kanë zbatuar një bllokim në Hebei dhe në zona të tjera të prekura, duke përfshirë kufizime në lëvizjen e trafikut dhe pezullim të hekurudhave.
Pekini, i cili ndodhen në veri të provincës Hebei, po ashtu ka forcuar kufizimet si një masa paraprake, përfshirë mbylljen e një autostrade të madhe.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...