OBRM-PDUKM: Mbi 4.000 kompani janë mbyllur vetëm për gjashtë muaj

11:28 | 14 Janar 2021
A. B.

Për shkak të politikave të Zoran Zaevit në Maqedoni për vetëm 6 muaj nga viti i kaluar janë shuar 4.000 kompani, mbi 54 mijë persona kanë ngelur pa punë, ndërsa kaq nuk kanë marrë para, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

“Ekonomia po fundoset, ndërsa populli varfërohet dhe rreth gjysmë milion qytetarë jetojnë me më pak se 2 euro në ditë, ndërsa Zaevi po kënaqet në luksin dhe enën prej ari që kushton 50 mij euro. Qeveria dhe Zaevit nuk luan as gishtin e vogël që të mbroj qytetarët në mes të krizës ekonomike dhe shëndetësore”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se për shkak të Zaevi Maqedonia është vendi më i varfër, më i korruptuar dhe vendi më i palumtur në Evropë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme