Në protestat e mbrëmshme në Bruksel që shpërthyen për shkak të vdekjes së një të riu me prejardhje nga Afrika që humbi jetën derisa po arrestohej, janë parë skena të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve.
Si pasojë e kësaj i është vënë zjarri stacionit të policisë, kurse janë arrestuar mbi 70 demonstrues.
E fillimisht u duk sikur të ishte një protestë paqësore, por situata eskaloi në kryeqytetin belg kur grupi i demonstruesve me mjete të ndryshme të forta iu vërsul policisë, që përdori topa uji për ta shpërndarë turmën, transmeton Telegrafi.
Sipas zyrtarëve lokalë, janë arrestuar nga 70 deri në 80 demonstrues. E në rrjetet sociale janë publikuar pamje të përleshjes mes policisë dhe turmës së nervozuar.
Në një skenë shfaqen demonstruesit duke hedhur gurë mbi mjetet e policisë, e gjithçka ndodhi kur një i ri i identifikuar si Ibrahim ndërroi jetë gjatë kohës sa ishte në paraburgim.
Ai kishte tentuar të arratiset derisa policia po e legjitimonte një grup të rinjsh, që nuk kishin respektuar masat e distancës sociale fizike si preventivë kundër coronavirusit.
Siç raporton AFP, zyra e gjykatës në Bruksel ka filluar hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes së të riut.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...