Google ADS

Emily Ratajkowski tregon barkun e rrumbullakosur rrugëve të New York-ut

10:46 | 14 Janar 2021
A. B.

Pasi bëri të ditur se është shtatzënë në tetor të vitit të kaluar, imazhet nga Emily Ratajkowkski nuk kanë të ndalur.

29-vjeçarja në rrjete sociale po ndan fotografi duke theksuar barkun e rrumbullakosur, që po i rritet çdo ditë e më shumë, shkruan portali arbresh.info

Ajo së fundi, u fotografua rrugëve të New York City me barkun e rrumbullakosur.

Në pjesën e poshtme kishte zgjedhur një palë xhinse, flokët lëshuar modelja kishte vendosur syze dhe maskën mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Pallton e saj ngjyrë krem e kishte kombinuar me një xhemper të bardhë, mbathur kishte një palë atlete.

Dyshja kishin filluar romancën në vitin 2018, kurse së shpejti do të bëhen prindër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme