Google ADS

Fitorja historike e Holstein Kielit ndaj Bayernit

09:58 | 14 Janar 2021
Arbresh.info

Për Holstein Kielin mbrëmja e së mërkurës do të jetë e paharrueshme.

Klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, bëri befasi të madhe mbrëmë duke e eliminuar në 1/16 e finales të Kupës së Gjermanisë, gjigantin Bayern Muenchen pas penalltive.

Holstein Kiel dy herë u desh të kthehej nga disavantazhi për të dërguar ndeshjen në penallti.

Ndeshja gjatë kohës së rregullt prëfundoi 2:2, ndërsa me penallti Kiel triumfoi 6:5.

Nuk besoj se ndonjë lojtar, tifoz, apo person në Kiel do ta harrojë këtë natë”, tha portieri i Kielit, Ioannis Gelios, pas ndeshjes.

Për Bayernin është vetëm humbja e dytë pas penalltive nga një ekip i rangut më të ulët në Kupën e Gjermanisë. Së fundi kishte pësuar nga Magdeburgu në vitin 2000.

“Kjo definitivisht nuk është periudha më e mirë prë Bayern Muenchenin”, ka thënë sulmuesi anësor i Bayernit, Thomas Mueller./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme