Kryeministri Edi Rama ka replikuar ditën e sotme me ndjekësit e tij në Facebook për trajtimin e të sëmurëve me COVID nëpër spitale.
Qytetarët në komentet e tyre i kanë kërkuar përgjigje kryeministrit për ngjarjen tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku sanitarja u hoq si infermiere dhe i zhvati vajzës së njërës prej pacienteve 8 milionë lekë.
Një prej komentuesve i kthehet Ramës në videon ku ky i fundit ka publikuar nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT, duke marrë shkas nga skandali në COVID2.
Ndërkohë që Rama ia kthen duke shkruar se; “mos dëgjo po shiko, se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe t’i që dëgjon!”.
Ndërkohë, një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë rimbursuar për ilaçet e covid, madje ka paguar infermerët dhe mjekët nën dorë.
“Po ne që e kemi me të provuar e faktuar, kupona tatimore të gjithë ilaçeve e vizitave që kemi blerë apo bërë për një person të sëmurë nga covidi, apo lekët dhënë mjekëve edhe infermiereve t’i mund të thuash ç’të duash zotëri i dashur por ne që e kemi provuar në kurriz s’na e shet dot sapunin për djathë”, shkruan qytetari.
Rama i është kthyer qytetarit, duke shtuar se jo të gjithë mjekët dhe infermierët duhet të futen në një thes.
“E para nuk fola për kupona edhe pse për të sëmurët nga Covidi e kemi përsëritur një mijë herë që kur trajtohen në shtëpi, duhet të marrin recetën vetëm nga mjeku i familjes dhe të qëndrojne tek dy paketat bazë që rimbursohen 100% nga shteti, sepse përndryshe shpenzojnë pa qenë nevoja dhe marrin ilaçe që mund t’iu bëjnë edhe dëm! Ndërsa për lekët që i paske dhënë mjekëve e infermierëve nuk e di se s’kam asnjë provë për këtë, por nuk besoj se ke paguar gjithë mjekët e infermierët e Shqiperisë që i fyen, duke i futur të tërë në një thes! Unë nuk fle gjumë po i shoh nga afër vetë të gjitha dhe që njerëzit nuk janë budallenj kjo as nuk diskutohet, prandaj duro të vijë 25 prilli e do t’i dëgjojmë bashkarisht cfarë mendojnë!”, shkruan Rama./TCH
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit