Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Qeveria e Zaev me njësi speciale rrah njerëz të cilët përmes maskave dhe humorit e përqeshin qeverisjen e LSDM”.
“Toleranca ndaj çdo kritike për LSDM-në është zero. Kjo sot që ndodhi në Vevçani është sqarim se si funksionon një regjim totalitar”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se me urdhër të Zaevit sot në mënyrë brutale njësia speciale rrahu, arrestoi dhe malltretoi qytetarë që morrën pjesë në karavalin e Vevçanit.
“Atë që nuk kanë arritur disa gjatë okupimeve dhe në komunizëm, e arriti Zaev, ta ndalojë karavalin me arrestime dhe rrahje. Zaev dhe policia nuk ishin kur në Shtip u festua në hapësira publike dhe në kafene”, thonë nga kjo parti.
Sipas tyre, për Zaevin nuk është problem kur mblidhen funksionarë që shkelin masa dhe se qytetarët kur e bëjnë të njëjtën goditen.
“Maqedonasit nuk do ta durojnë dhunën e Zaevit”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM./Telegrafi
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?