Pasi komuna zyrtarisht hoqi dorë nga organizimi i karnavaleve të Vevçanit, shumë qytetarë sot dolën në rrugë me vetiniciativë.
Ata kryen rituale dhe parada lokale që lidhen me ditën e Shën Vasilit, respektivisht datën e dikurshme kur është shënuar mbërritja e vitit të ri.
Por më pas intervenuan forca të shumta policore. Pati tensione dhe arrestim të disa prej pjesëmarrësve.
“Pasi përfundoi marshi me pjesëmarrësit e Vasilicës, policia erdhi me një furgon me rotacion dhe sirena. E kam filmuar të gjithë, ndërsa e kam filmuar edhe karnavalin gjatë gjithë kohës. Por erdhën tek unë sepse kam filmuar- tha në telefon Gjorgji Vlajnikoski – banor i Vevçanit.
Policia thotë se ka intervenuar për shkak të mosrespektimit të masave dhe rregulloreve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Përkundër marrëveshjes së arritur më parë për tre takime me njerëzit e përfshirë në mbajtjen e kësaj ngjarje për të respektuar masat dhe të mos ketë asnjë grupim, sot një grup i madh i qytetarëve u mblodhën në Vevçan pa respektuar masat ose grupimin e paligjshëm për shkak të të cilave policia duhej të ndërhynte. Pas dokumentimit të rastit, do të bëhen parashtrimet e duhura”
Kryetari kujton se të gjitha aktivitetet u anuluan tre javë më parë
“Ju e dini vetë se Vevçanin vështirë se mund të ndalet- tha Sasho Jankoski-Kryetar i Komunës së Vevçanit.
Në këtë mënyrë, thonë në fshat, edhe pse në mënyrë simbolike arritën ta ruajnë traditën që është më shumë se 1450 vjeçare./alsat
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...