Arben Gashi tregon pse Avdullah Hoti e shkarkoi Rashit Qalajn

21:02 | 13 Janar 2021
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti kishte shkarkuar Rashit Qalajn nga pozita e drejtorit të Policisë pak ditë pasi që ishte arrestuar nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Sipas Arben Gashit të LDK-së, shkarkimi i Qalajt nuk ka pasur të bëjë asgjë me aksionin e arrestimit të Haki Rugovës.

Gashi thotë se kryeministri e ka shkarkuar Qalajn për shkak të performancës së dobët në luftimin e krimit.

“Nëse kryeministri ka vlerësuar se drejtori i Policisë nuk e ka kryer punën e tij si duhet, është në përgjegjësinë e kryeministrit të largojë. Kryeministri ishte i pakënaqur me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe me plotë gjëra të tjerë dhe ia ka marrë besimin”, u shpreh Gashi në “Kallxo Pernime”.

 

Gashi: Gjykata e ka çu dhunshëm vendin në zgjedhje

Të ngjashme