VMRO-DPMNE-ja kërkon që propozim-Ligji për regjistrimin e popullsisë të tërhiqet nga procedura parlamentare. Në të kundërtën, opozita paralajmëron iniciativë dhe mobilizim të popullatës për abrogimin e ligjit.
Hristijan Mickoski kërcënon se derisa nuk merren në konsideratë kërkesat e opozitës, partia e tij nuk do ta njeh rezultatin e regjistrimit.
“VMRO-DPMNE-ja do të mobilizohet me qytetarët dhe bashkërisht në çdo njësi të Ministrisë së Drejtësisë do të mblidhen nënshkrime për abrogimin e ligjit të cilin shumica parlamentare po tenton ta miraton me dhunë”-tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu në debatin për miratimin e ligjit tha se i njëjti i plotëson të gjitha standardet Evropiane.
“Sa i përket parimit të drejtë dhe adekuat të pjesëmarrësve në procesin e regjistrimit, e kemi fjalën për komisionet e regjioneve regjistruese, instruktorët dhe regjistruesit është institucionalizuar detyrimi për zbatim të këtij parimi gjatë emërimit të tyre”-pohoi Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë.
Opozita shqiptare akuzon se procesi ishte i orkestruar për të penguar deputetët të propozojnë amendamente.
“Ka pasur një tendencë të mirë orkestruar që opozita të pamundësohet të propozon amendamente. Çka ka qenë qëllimi? Ose t’i mbyllet goja opozitës, ose ka mundësi të dytë që opozita të mos merr pjesë në këtë proces dhe pastaj të akuzohet si përgjegjëse për dështimin e këtij procesit ashtu si në vitin 2011”-tha Halil Snopçe, Deputet i ASH-së.
Opozita maqedonase vlerëson se prapa regjistrimit fshihet operacion politik.
“Pse nga një operacion statistikorë betë operacion politik duhet ta thoni ju dhe t’ia shpjegoni qytetarëve. Se ka nevojë për regjistrim këtë nuk e mohon askush dhe se sa vite nuk ka pasur regjistrim në këtë shtet edhe më shumë forcon argumentet për nevojën e tij”-pohoi Bllagica Llaskovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Ligji për regjistrimin e popullsisë po shkon drejtë miratimit pa u hartuar metodologjia e zbatimit të procesit. Burime nga shumica parlamentare thonë se votimi i ligjit pritet të bëhet ditën e enjte. Regjistrimi i popullsisë parashikohet të realizohet nga 01 deri më 21 prill.
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...