Të marrësh pjesë në një turne Slam nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese është një rrugë e vështirë që shumë tenistë dhe teniste tentojnë ta bëjnë të paktën katër herë në vit. Por arritja e Francesca Jones, që në turin e fundit në Dubai kaloi 6-0 dhe 6-1 kinezen Lu, duke merituar një vend në “Australian Open”, ka një shije të veçantë.
Një arritje e vërtetë, sepse 20-vjeçarja angleze, numri 241 në klasifikim, as që mund të mbante një raketë në dorë për shkak të një sindromi të rrallë që e ka goditur që kur lindi. Ka lindur me 4 gishta në secilën dorë, tre gishta në këmbën e djathtë dhe katër gishta në këmbën e majtë (një anomali gjenetike e zhvillimit embrional). Jones ka kryer dhjetëra ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët e kishin përjashtuar mundësinë për të bërë sport, por ajo u rebelua ndaj fatit të saj.
“Sindromi im është shumë i rrallë dhe përveç pjesës që duket, asaj të gishtave, ka edhe shumë simptoma të tjera. Doktorët më kanë thënë se nuk mund të luaja tenis, ndërsa unë doja t’u tregoja se e kanë gabim, – ka treguar Jones në një intervistë për “Guardian”. – Trupi im, le të themi, nuk është i destinuar për të qenë ai i një sportisti, por për mua kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëj sport. Edhe një Rolls Royce është ndërtuar nga zero”.
Fran, siç e thërrasin miqtë, nuk e konsideron një handikap situatën e saj, përkundrazi. “Kur dikush të thotë në moshën 8-9-vjeçare se nuk mund të bësh diçka, e ke zemrën të thyer, por unë kam provuar ta përballoj këtë me forcë. Jam përpjekur të vërtetoj se ai person ka gabuar, – thekson më tej tenistja angleze. – Kam provuar veten për të bërë atë që dua dhe të inkurajoj edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Mendoj se ka shumë fëmijë që janë të limituar nga ajo çfarë thonë të tjerët”. Francesca ka treguar se gjithçka është e mundur, ajo është tashmë një heroinë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...