Qeveria miraton vendimin e Veliut, emëron Samedin Mehmetin drejtor të Policisë së Kosovës

15:48 | 13 Janar 2021
V. S.

Qeveria ka miratuar propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ka emëruar Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një njoftimi në facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria ka miratuar propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu dhe ka emëruar z. Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme virtuale të Qeverisë, është miratuar edhe vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të Projektit për sigurinë e rrjetit  të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës.  Bëhet fjalë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës, që vlerësohet të jetë i ndjeshëm dhe konfidencial./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme