Turqia teston me sukses prototipin e dytë të mjetit indigjen fluturues

15:32 | 13 Janar 2021
Arbresh.info

Prototipi i dytë i mjetit të parë fluturues indigjien i Turqisë është ndezur me sukses, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndezja dhe funksionimi i parë i mjetit ‘turboshaft TS4’ u krye me sukses më 6 janar të vitit 2021”, tha Industria Motorike Turke (TEI) pas testeve të prototipit të mjetit TEI-TS1400.

Kjo vjen pasi paraardhësi i tij, TS3, po ashtu kaloi me sukses prova të ngjashme për motorin ‘turboshaft’, që pasi të kompletohet do të integrohet në helikopterin e parë indigjen të vendit.

Kompania theksoi se gjithsej katër njësi të testit të mjetit do të përdoren në projekt për të finalizuar përpjekjet e nevojshme të certifikimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme