AAK paraqet planin qeverisës, ndanë një vend në ulëset e Kuvendit për diasporën

ramush haradinaj
13:33 | 13 Janar 2021
L G

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paraqitur plan programin e partisë së tij për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Haradinaj, përmes një konference për media, paraqiti programin qeverisës të AAK-së, ku bëri të ditur se nga radhët e kësaj partie në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës do të zë vend edhe një vajzë nga diaspora.

Krejt kjo, sipas tij, për të treguar rëndësinë që diaspora ka për këtë subjekt politik dhe vendin, shkruan arbresh.info.

Ai, tha se nuk duhet të harrohet puna që bënë mërgata gjithmonë kur vendi ndodhet në ditë të vështira.

“Aleanca hynë më e përgatitur se kurrë me parë. E kemi përfunduar programin. Në program kemi fondin e rimëkëmbjes prej 1 miliard euro. Jemi në proces për përmbylljen e kandidatëve për deputet. Unë e kom hëngër vet bukën e mërgimit dhe e kuptoj mërgaten jo veç nga kjo perspektiv dhe jo vetën në kohë fushate por ne jemi një më mërgatën. Ishim një në kohën më të vështirë më mërgatën dhe do të mbesim një. Ne e kemi një vajzë nga diaspora që do të jetë kandidate për deputete”, tha Haradinaj.

Në këtë konferencë ishte edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla , e cila tha se Kosova s’mund të ketë President më të mirë se Ramush Haradinaj. /arbresh.info/

Të ngjashme