Hapja e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në duhet të ndodhë dhe shpresoj se do të mund ta arrijmë këtë vit. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Të gjitha kushtet janë përmbushur nga Maqedonia e Veriut, tha sot ambasadori gjerman në vend Anke Holstein.
Ajo shtoi se si diplomate ajo është jashtëzakonisht optimiste dhe shprehu besimin se qëllimet mund të arrihen nëse ato punojnë mjaftueshëm për t’i arritur ato.
Në javët në vijim, tha ambasadorja Holstein, është shumë e rëndësishme të kemi bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në ato zona dhe segmente ku nuk ka dallime mendimesh, gjë që do të dëshmojë se ekziston një bashkëpunim i mirë.
“Si më herët, ne ende nuk kemi plan B. Ajo që mbetet është hapja e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, mbetet vazhdimi i bisedimeve të pranimit në BE”, tha Holstein pasi dorëzoi donacionin e automjeteve dhe pajisjeve të destinuara për nevojat e policisë kufitare Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski.
Gjatë presidencës trepalëshe me Portugalinë dhe Slloveninë, ambasadorja gjerme njoftoi se ata do të vazhdojnë të punojnë shumë për të arritur hapjen e negociatave të pranimit me vendin./Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...