Këtë vit ekonomia jonë do të kthehet në shtegun e rritjes ekonomike, përderisa vitin e ardhshëm do ta arrijë nivelin e para krizës. Në afat të mesëm, pres norma më të larta të rritjes së aktivitetit ekonomik prej pesë për qind në pesë vitet e ardhshme, me konsolidim paralel fiskal në drejtim të qëndrueshmërisë së rritjes, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilin e organizon “Euromani” dhe është një nga ngjarjet udhëheqëse tradicionale nga sfera e financave.
Sipas Besimit, këtë vit pritet rimëkëmbje e aktivitetit të investimeve, konsumit dhe neto kërkesës së huaj, me çka është projektuar rritje prej 4,1 për qind në vitin 2021, sipas skenarit themelor. Ky skenar përfaqëson dobësim të krizës shëndetësore dhe përmirësim në etapa i pasqyrës epidemiologjike, shfrytëzim më i lartë i kapaciteteve të prodhimit dhe të shërbimeve, efekte të favorshme nga masat ekonomike, si dhe besim të rritur te konsumatorët dhe investitorët.
Ai theksoi se ridizajnimi i politikës buxhetore dhe politikave të drejtuara kah rimëkëmbja ekonomike dhe rritje të përshpejtuar -SmartER Growth Policies janë bazë e fuqishme për përshpejtim të rritjes ekonomike në shtegun e para krizës në rritje në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe sigurimin e rritjes më të shpejtë ekonomike në afat të mesëm dhe të gjatë. Qëllim kryesor është që në afat të mesëm të përshpejtohet rritja ekonomike prej 2,6 për qind, sa ishte mesatarisht në vit para dhjetë viteve të kaluara, në rreth pesë për qind mesatarisht në pesë vitet e ardhshme, ndërsa gjatë kësaj të arrihet edhe konsolidim fiskal që të sigurohet rritje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ministri i Financave tha se përgjigjja e pandemisë nga ana e Qeverisë sonë përmes politikës fiskale ishte e shpejtë, me kujdes e targetuar dhe aspekt i rëndësishëm i mbështetjes së ndërmarrjeve dhe të punësuarve në veprimtaritë më të goditura dhe të kategorive të ndjeshme të popullatës. Katër pakot e masave ekonomike ishin të drejtuara kah mbështetja e amvisërive dhe konsumit të tyre, ndihmë për firmat me qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe përmirësim i likuiditetit të tyre, por edhe mbështetje e tyre për investime dhe eksport. Ai theksoi se ndihma e shtetit përmes masave të ndryshme do të vazhdojë edhe në vitin 2021, me qëllim të rimëkëmbjes më të shpejtë të ekonomisë vendore dhe krijimin e bazës për rritje të përshpejtuar ekonomike në afat më të gjatë.
Sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, ministri i Financave tha se zgjidhjet e reja ligjore janë në drejtim të tërheqjes së investimeve të cilat do të prodhojnë vlerë më të madhe të shtuar. Ai theksoi se gjatë viteve të kaluara pjesëmarrja e eksportit të kompanive në ZZHTI në eksportin e përgjithshëm të mallrave nga ekonomia vazhdimisht është në rritje, duke arritur 43,5 për qind të eksportit të përgjithshëm në vitin 2019. Ministri Besimi theksoi edhe se si rezultat i investimeve të huaja në zonat ka përmirësim në strukturën e eksportit, gjegjësisht rritje të pjesëmarrjes së produkteve me vlerë më të lartë të shtuar, kryesisht makina, pajisje transportuese dhe produkte kimike, që në vitin 209 arriti 57,2 për qind të eksportit të përgjithshëm, përkundër 17,3 për qind në vitin 2010.
Në panelin në të cilin mori pjesë ministri Besimi, morën pjesë edhe zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Financave të Kroacisë dhe Hungarisë, si dhe ministrat e Financave të Polonisë dhe Bullgarisë.
Në forumin “Euromani” rregullisht marrin pjesë ministrat të Financave, guvernatorë të bankave qendrore, udhëheqës të institucioneve financiare dhe investitorë. Në diskutimet dhe analizat e pjesëmarrësve, çdo vit, kujdesi i është kushtuar çështjeve më të rëndësishme për tregjet financiare dhe në përgjithësi ekonomitë në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe njihet si ngjarje e rrallë e formatit të tillë që mundëson lidhje të ekonomistëve të interesuar për rajonin e EQL – si e përfaqësuesve të institucioneve të cilët miratojnë politika, ashtu edhe e përfaqësuesve të sektorit bankar, pjesëmarrësit e tregjeve financiare dhe investitorëve./koha.mk/
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...