Osmani mirëpritet në Parlamentin e Belgjikës

10:15 | 13 Janar 2021
L G

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Parlamentin e Belgjikës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është  mirëpritur nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëpritem sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux. Dy gra të jashtëzakonshme, me një vizion të qartë politik për vendin, përkushtim për avancimin e raporteve me Kosovën si dhe për avancimin e përfaqësimit gjinor në politikë dhe përtej”, ka shkruar Osmani/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme