Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani më 14 janar 2021 do të realizojë vizitë pune në Republikën e Greqisë, me ftesë të homologut të tij, Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolaos Dendias.
“Në takimin midis dy ministrave do të hapen tema në lidhje me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, intensifikimi dhe thellimi i dialogut politik në fusha të ndryshme, si dhe Plani Aksionar për bashkëpunim dhe implementim të Marrëveshjes për Partneritet Strategjik (Prespa).
Është paraparë nënshkrimi i disa dokumenteve ndërkombëtare me të cilat në mënyrë shtesë do të begatohet Korniza e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve”, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë.
Në Agjendën e Ministrit, thuhet në deklaratë, në kuadër të vizitës në Greqi është paraparë edhe takim me kryetaren e Republikës Helene, Katerina Sakellaropoulou, kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin alternativ për Çështje Evropiane, Miltiadis Varvitsiotis.
“Në kuadër të takimeve do të hapen tema për avancimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve, prioriteteve strategjike për lidhjen me gaz dhe derivate, si dhe pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në terminalin e gasit “Aleksandropolis” në Greqi”, shtojnë nga atje.
Është paraparë që të bisedohet edhe për aktualitetet politike në rajon dhe bashkëpunimin rajonal, veçanërisht për perspektivën e tij evropiane dhe euroatlantike dhe mbështetjen që Greqia ia jep Maqedonisë së Veriut në këtë kontekst.
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...