Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte, janë vënë në shënjestër të kritikave pasi doli informacioni se ata kanë shpenzuar rreth 600 mijë euro vetëm në lule.
Sipas mediave franceze, këto shpenzime janë kryer gjatë pandemisë, pikërisht në kohën kur populli francez po përballet me një rënie ekonomike, transmeton portal arbresh.info
Artikulli i publikuar në Politico zbuloi se çifti presidencial shpenzoi aq shumë për lule vitin e kaluar për Pallatin Elysee, rezidencën e tyre zyrtare në Paris, dhe do të thotë që buxheti i tyre për lule është pothuajse pesë herë më i madh se buxheti i paraardhësve të tyre Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy.
Publiku francez është i tronditur nga shpenzimet e Presidentit Emanuel (43) dhe gruas së tij Brigitte (67) në një kohë kur vendi po e ka të vështirë të rikuperohet nga pasojat financiare të pandemisë së koronavirusit. Qeveria e Macron ka premtuar 100 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike.
Politico zbulon se Pallati Elysee shpenzoi pothuajse 20,000 mijë euro në bimë, po aq në orkide, pak më shumë se 30,000 euro në gjelbërim dhe 398,000 euro të tjerë në lule të prera për buqeta.
Gjithashtu u vu re se buxheti për lule u rrit ndjeshëm pikërisht në kohën kur Pallati i Pallatit Elysee ishte i mbyllur për publikun dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, kishte shumë pak pritje.
Francezwt kanw reaguar duke e quajtur tw turpshwm vendimin e Presidentit francez.
“Na kërkohet të kursejmë, të paguajmë më shumë taksa dhe ata të argëtohen”, “Kriza padyshim që nuk prek të gjithë”, “Çfarë turpi dhe mosrespektimi për ata që nuk kanë asgjë, çfarë humbje të parave publike”, shkruanin njerëzit në mediat sociale./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...