Autoritetet britanike janë duke krijuar morgje të përkohshme në disa zona, sepse hapësira në spitalet lokale janë mbushur me personat që humbin jetën për shkak të Covid-19.
Në jug të Londrës, morgjet e spitaleve kanë arritur kapacitetin e tyre, prandaj autoriteve lokale u është dashur që të fillojnë të përdorin një morg të përkohshëm, transmeton portal arbresh.info
“Për të shmangur pacientët që kanë vdekur fatkeqësisht duke u lënë në pavijone ose, siç kemi parë jashtë vendit, të lënë në korridore, kur mortjet arrijnë kapacitetin e tyre, ata kontaktojnë morgun e përkohshëm për të shkuar dhe për të marrë trupat”, tha qeveria lokale.
Rreth 170 trupa aktualisht po mbahen në ish departamentin e Ministrisë së Mbrojtjes në Lederhead.
Morgu i përkohshëm, i cili ka vend për 845 trupa, u vendos për herë të parë në prill gjatë fillimit të epidemisë në Britani.
Objekte të ngjashme janë ngritur ose po vendosen në Londër dhe Kent, gjithashtu në Anglinë jug-lindore.
Britania ka raportuar nivele rekord të vdekjeve dhe infeksioneve të reja në javët e fundit, të nxitura nga një variant i ri i koronavirusit që ka shkaktuar një rritje të mprehtë të rasteve, veçanërisht në Londër dhe Anglinë jug-lindore, shkruan Reuters./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?