Hollanda mbyllet edhe për tri javë

23:24 | 12 Janar 2021
Trina Galanxhi

Masat e mbylljen në Hollandë për shkak të koronavirusit, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe dyqaneve, do të zgjaten për të paktën edhe tre javë.

Ky vendim është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Kryeministri Mark Rutte tha në një konferencë për shtyp se masat duhet të mbeten në fuqi për shkak të kërcënimit të paraqitur nga varianti i ri i koronavirusit, shkruan Reuters.

Të gjitha shkollat dhe shumë dyqane në të gjithë vendin u mbyllën në mes të dhjetorit, ndërsa të gjitha baret dhe restorantet u mbyllën dy muaj më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme