Google ADS

Nuk pranoi të vendosë maskën në aeroplan, dënohet me 6 muaj burg

23:02 | 12 Janar 2021
Trina Galanxhi

Aeroplani që do të fluturonte nga Malta në Sicili është dashur të anulojë udhëtimin, pasi një pasagjere ka refuzuar që të vendosë një maskë si mbrojtje kundër koronavirusit.

Pasagjerja  është dënuar me 6 muaj burg për mos respektim të masave kundër koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Italianja që jetonte në Bullgari ka refuzuar të vendosë maskën duke kundërshtuar për rreth 20 minuta.

Për shkak të këmbënguljes së saj, e cila nuk dëshironte të mbante masa mbrojtëse, pilotit i është dashur që të anulojë fluturimin, në mënyrë që të mos rrezikojë pasagjerët tjerë.

Menjëherë, grua italiane është arrestuar dhe asaj i janë përcaktuar gjashtë muaj burg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme