Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vlorë dhe ministren e Infrastrukturën Belinda Balliku inspektuan situatën në Vlorë, pas përmbytjeve.
Kryeministri tha se se është bërë punë për të rregulluar kanalizimet në qytetin jugor, ndërsa shtoi se po mbyllen 3 projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e kanalizimeve.
Rama: Duhet të mbyllet cikli i kanalizimeve, në rast se nuk ka reshje shumë intensive. Reshjet intensive përmbytin edhe Parisin. Në Vlorë kemi 3 projekte akoma, që do mbyllin gjithë ciklin. Reshjet në këta ditë ishin test se çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji në territor. Janë pastruar shumë kanale. problem ishte fryrja e Vjosës. Duhen hequr kënetat.
Leli: Do të vendosim bokse betoni, që do të ndërpresin ujërat. Gjashtë vjet më parë, sistemi i kanalizimeve ishte kalbëzuar, ndërsa sot sistemi i kanalizimeve është llogaritur nga inxhinierët.
Balluku: Me fondin e akorduar, nis nga puna edhe vendosja e bokseve të betonit, që të marrë fund përmbytja e çdo mënyre. Një fond tjetër është përgatitur sa i përket ujësjellësit.
Rama: Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka me kapacitetet që kemi sigurisht. Duhet durim që të bëhen të gjitha. Të fundit kanalizime kanë qenë në vitet 1980, pastaj nuk ka pasur më në demokraci. Ujë në Vlorë do ketë 24 orë në ditë, që të jemi të saktë./TCH
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA