Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka arsyetuar vendimin e dy anëtarëve të LVV-së në KQZ, të cilët votuan pro propozimit që KQZ sipas të cilit nuk do të lejohen të votojnë mërgimtarët me postë, në rast se nuk lajmërohen në telefon.
Pacolli tha se dy përfaqësuesit e LVV-së duke dashur të nxjerrin një vendim që nuk e vështirëson votimin me postë, e kanë votuar këtë propozim.
“Ajo çfarë ka ndodhur gjatë punimeve të asaj mbledhjeje në KQZ ka qenë një tentativë që ta komplikojnë më tutje situatën. Vendimi paraprak ka qenë shumë më i komplikuar sesa ky. Dy përfaqësuesit e LVV duke dashur që të nxjerrin një vendim që nuk e vështirëson votimin me postë, kanë votuar këtë”, tha Pacolli në Kallxo Pernime.
Ajo ka konfirmuar se LVV do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Ju e dini qëndrimin e LVV, që kemi thënë se ky vendim duhet të rishikohet dhe tani po bëhen përgatitjet që ta dorëzojmë ankesën në PZAP”, shtoi ajo.
Pacolli thotë se para këtij vendimi është diskutuar një propozim tjetër që ka qenë shumë herë më i komplikuar.
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...