Një konfrontim ushtarak midis Sudanit dhe Etiopisë përgjatë kufirit të tyre është bërë i pashmangshëm shkaku i tensioneve në rritje pas sulmeve të fundit ajrore të Etiopisë, tha një burim ushtarak sudanez, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ushtria etiopiane kreu operacione provokuese, të cilat rezultuan në vrasjen e civilëve brenda kufirit sudanez”, tha për AA, burimi që preferoi të mbetet anonim pasi nuk ishte i autorizuar të prononcohej për mediat.
Ai tha se ushtria sudaneze është e përgatitur dhe e gatshme për të mbrojtur tokat e saj, duke shtuar: “Ushtria dhe milicitë etiopiane nuk do të lejohen të kthehen në tokat sudaneze që kishte kontrolluar”.
“Udhëheqësia sudaneze konsideron domosdoshmërinë e vetëkontrollit dhe përdorimin e dialogut për demarkimin e kufijve”.
Etiopia akuzoi sot ushtrinë sudaneze se vazhdon të “shkelë” kufijtë e saj, duke iu referuar faktit se mosmarrëveshja midis dy vendeve nuk është zgjidhur në mënyrë efektive.
Të premten, Komisioni Etiopian i Kufijve lëshoi një deklaratë në të cilën deklaroi se “kufiri Etiopi-Sudan ka qenë objekt i mosmarrëveshjeve midis dy vendeve për më shumë se një shekull. Marrëveshja për demarkimin e kufirit u nënshkrua për herë të parë në vitin 1902, por të dyja palët nuk e saktësuan atë”.
Puna e komitetit teknik për demkarkimin e kufijve midis dy vendeve u pezullua në vitin 2013.
Në dhjetor, Sudani tha se rimori të gjithë zonën e tij kufitare nga Etiopia.
Sipas autoriteteve sudaneze, disa banda etiopiane morën tokat bujqësore në al-Fashqa pasi dëbuan fermerët me forcë. Sudani akuzon ushtrinë etiopiane për mbështetjen e këtyre bandave, gjë që Addis Ababa e mohon.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...